Snoop Dogg ka marrë pjesë në protestën e organizuar para zyrave të policisë në Los Angeles, pas vrasjes së dy afro-amerikanëve dhe pesë policëve në Shtetet e Bashkuara.
“Mjaft kemi parë të ndodhin këto gjëra dhe duhet t’i thuhet mjaft më mungesës së komunikimit”.
“Vetëm duam të nxisim dialogun dhe të fusim pakëz komunikim, në mënyrë që policët (e rinj) të dinë se çfarë të presin kur dalin rrugëve për patrullime, në mënyrë që ne të kemi më shumë respekt ndaj tyre”.
Calvin Broadus (emri i vërtetë e i artistit) ishte pjesë e njërës prej protestave që janë zhvilluar të shtunën në disa qytete amerikane. Pjesë e marshit të paqes në Los Angeles ishte edhe reperi tjetër, The Game.
Ndryshe, krahas mbajtjes dhe ekzekutimit të dy qytetarëve me ngjyrë nga policia e SHBA-ve, një ushtar amerikan me ngjyrë i vrau pesë policë. /Telegrafi/