Telegrafi

Snoop Dogg do të mbajë pishtarin në hapjen e Lojërave Olimpike

Reperi, aktori dhe producenti muzikor america, Snoop Dogg, do të jetë në mesin e bartësve të pishtarit olimpik të premten, ditën e fundit të stafetës para ceremonisë së hapjes në mbrëmje të Lojërave Olimpike të Parisit.

Atij do t’i bashkohet aktorja franceze Laetitia Casta, reperi francez MC Solaar, si dhe lojtari ukrainas në pension Sergej Bubka.

Snoop Dogg do të jetë ndër bartësit e fundit të pishtarit olimpik, duke e mbajtur atë nëpër rrugët e Saint-Denis, periferia veriore e Parisit me larmi etnike që është shtëpia e Stadiumit Olimpik dhe Qendrës Ujore.

Snoop Dogg

Pishtari olimpik udhëtoi nëpër Francë për dy muaj, dhe të premten në mëngjes do të kalojë edhe përmes fshatit Olimpik, i cili ndodhet midis Saint-Denis dhe fqinjit Saint-Ouen.

“Le të festojmë, le t’i bëjmë këto lojëra të paharrueshme, le të shkëlqejmë”, tha artisti 52-vjeçar i cili u punësua nga kanali amerikan NBC si një nga komentuesit e Lojërave Olimpike në Paris.

“Unë u rrita duke parë Olimpiadën dhe jam shumë i emocionuar që shoh këta atletë të jashtëzakonshëm të performojnë më të mirën e tyre në Paris”, tha reperi në një deklaratë për NBC.

Rrjetet e tij sociale tregojnë se ai është një adhurues veçanërisht i madh i basketbollit dhe futbollit amerikan.

“Ne do të kemi disa ngjarje të çmendura dhe, sigurisht, do të sjell atë stil Snoop në përzierje: do të jenë lojërat më epike”, tha ai për faqen e internetit të NBC. /Telegrafi/