Telegrafi

Snoop Dogg nderohet me yllin e famës në bulevardin e Hollywoodit

Snoop Dogg (Photo by Kevin Winter/Getty Images)

Snoop Dogg është bërë me yllin e famës në bulevardin e Hollywoodit.

Anëtarët e familjes, miqtë si dhe bashkëpunëtorët u mblodhën në një rrugë të famshme në Los Angeles, jo shumë larg nga studioja e “Capitan Entertainment Center”.

“Të bëhesh me yll në Walk of Fame është nder i madh që një artist mund të marrë dhe nëse dikush e meriton atë, ky është Snoop Doggy Doggy. Unë e përgëzoj”, tha Jimmy Kimel.

Snoop Dogg (Photo by Kevin Winter/Getty Images)

Pasi falënderoi kolegët dhe familjen për vite me radhë, artisti nuk harroi ta falënderoi vetveten.

“Në fund, do të doja të falënderoj vetveten, dua të falënderoj veten për besimin në vetvete dhe se kam punuar shumë”, tha reperi.

Lexo po ashtu Snoop Dogg: Dredhja e hashashit më ka bërë edhe kuzhinier

Kujtojmë se reperi amerikan hyri në skenën amerikane të muzikës në fillim të viteve 1990.

Ndryshe, këngëtari përgjatë 28 vjetëve të kaluara në skenën muzikore deri më tani ka nxjerr në shitje a 16 albume. /Telegrafi/

Snoop Dogg (Photo by Kevin Winter/Getty Images)

 

Snoop Dogg (Photo by Kevin Winter/Getty Images)