Telegrafi

Snoop Dogg kritikon këngën “WAP” nga Cardi B dhe Megan Thee Stallion

Foto: DailyMail

Cardi B dhe Megan Thee Stallion javë më parë lansuan këngën e tyre të shumëpritur “WAP”.

Klipi dhe teksi i projektit pati përmbajtje eksplicite, që beri një numër të madh të njerëzve t’i kritikojnë artistet, shkruan Daily Mail.

Në mesin e tyre ishte edhe rep-artisti i njohur, Snoop Dogg, i cili nuk la pa e dhënë mendimin e tij në një intervistë të fundit.

“Ngadalësoni. Le të kemi pak imagjinatë. Le të kemi pak intimitet”, është shprehur ai.

“WAP” përndryshe është shkurtesë, të cilën dyshja e përdorin për të përshkruar situatën seksuale.

Reperi po ashtu shtoi se ndoshta gjenerata e re kërkon një gjë të tillë, të cilën përvete nuk e preferon. /Telegrafi/