Matthew McConaughey e ka kuptuar se duhet të ketë kujdes sa i përket raporteve me Snoop Doggin.
Duke qenë mysafirë i shout televiziv të Jimmy Kimelit, njëherë fituesi i Oscarit zbuloi se reperi “e kishte mashtruar”.
Ndërsa xhironin filmin e ri të zhanrit komedi, “The Beach Bum”, në një prej skenave Hip-Hop artisti është dashur t’i jap marihuanë të rreme aktorit hollivudian.
Zakonisht ajo përbëhet nga disa bimë të ndryshme, të tilla, si origano, që do të thotë se nuk ka efekt psikologjik.
Megjithatë, doli që 46-vjeçari i dha një marihuanë të vërtetë, të cilën ai më pas e tymosi.
“Nëntë orët e ardhshme ishte shumë zbavitëse”, tha aktori duke buzëqeshur.
Theksojmë se ende nuk dihet kur filmi do të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/