Telegrafi

Snoop Dogg blen shtëpinë incizuese Death Row Records që lansoi karrierën e tij e të Dr. Dre dhe bashkëpunoi me Tupac

(Foto: Esquire/Getty Images)

Snoop Dogg është bërë pronari i ri i shtëpisë incizuese ‘Death Row Records’, e cila e kishte lansuar karrierën e tij muzikore.

Reperi amerikan arriti famë të madhe në vitin 1993, kur kjo shtëpi produksionit e publikoi albumin e tij, “Doggysyle”, i cili asokohe u bë hit absolut.

Në atë album ndodheshit hitet e mëdha, si “Gin & Juice”, “Doggy Dogg World” e “Murder Was The Case”.

Snoop ka thënë se ky hap shënon një moment shumë të rëndësishëm për të dhe se është i gëzuar për kaptinën e re të ‘Death Roë Records’.

Lexo po ashtu Snoop Dogg paditet për sulm seksual, reperi mohon gjithçka

‘Death Row Records’ u themelua në vitin 1992 nga Dr. Dre, Suge Knight, DOC dhe DIck Griffey. Snoop Dogg nënshkroi marrëveshje pasi një ‘mixtape’ i tij i la përshtypje të madhe Dr. Dre qëe ftoi në audcion dhe ia dha mundësinë të ishte pjesë e albumit të tij të parë, “The Chronic”.

Dy albumet e përmendura e shndërruan këtë shtëpi produksioni në biznes multimilionësh.

Lexo po ashtu Snoop Dogg paditet për sulm seksual, reperi mohon gjithçka

Snoop Dogg u largua nga ‘Death Row Records’ në vitin 1998 pas mosmarrëveshjeve lidhur me kontratën e tij, ndërsa në vitet në vijim arriti suksese të mëdha, si muzikant, aktor dhe si fytyrë mediatike.

Pas vdekjes së ikonës së muzikës rep, Tupac Shakur dhe burgosjes së Suge Knight, si edhe me largimet Snoop Dogg e Dr. Dre, kompania shënoi rënie. /Telegrafi/