Snoop Dogg nuk është aspak fans i presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.
Në videon e tij të fundit në këngën e quajtur “BADBADNOTGOOD” Snoop mori një armë falso duke e qëlluar Donald Trumë, të cilin e paraqiti si një palaço që e meriton të lidhet e të vritet ose së paku të frikësohet se do të vritet.
Snoop tha për Billboard se ai e ka bërë këtë këngë pasi: “Askush nuk po merret me çështjet e vërteta, me një president palaço”.
Pjesën në video ku ai ka ironizuar vrasjen e Trump mund ta shihni në minutën 2:50. /Telegrafi/