Telegrafi

Sneijder: Vetëm suspendimet dhe lëndimet mund të na ndalin

“Milano është vend i dashur, më pëlqen të jetoj këtu. Më pëlqen llojllojshmëria e restoranteve dhe dyqaneve këtu. Përpos kësaj, njerëzit në Milano janë shumë të shoqërueshëm”.

“Të jem i sinqertë, unë mendoj se vetëm suspendimet dhe lëndimet mund të na ndalin. Përndryshe, asgjë nuk do të mund të na ndal në fitimin e Scudettos këtë vit”.

“Ekipi ynë është definitivisht njëra prej top 6 skuadrave në Evropë. Nuk kam asnjë dyshim për këtë”, ka thënë Sneijder. /Telegrafi/