Telegrafi

Sneijder pranon rinovimin, Moratti e refuzon?

 La Gazzetta dello Sport raporton se Sneijder ka refuzuar ofertën e Galatasaray jo për shkaqe financiare, por për shkak se nuk i pëlqen futbolli turk dhe jeta në Turqi, pasi është ambientuar në Milano.

Sneijderit po ashtu i mungojnë ofertat tjera më të mira dhe kështu ka vendosur të njoftojë klubin se do të rinovojë.

Kjo nuk është pritur mirë nga Massimo Moratti, i cili besohet se i ka thënë ‘jo’ Sneijderit dhe se për të rinovuar është vonë.

Ende nuk dihet se cili do të jetë epilogu i kësaj sage, mirëpo një gjë dihet – Sneijder për shkaqe financiare pritet të vuajë për të ardhmen e tij si lojtar. /Telegrafi/