Mesfushori i njohur, Wesley Sneijder ka zyrtarizuar pensionimin e tij nga futbollist i luajtur për Kombëtaren e Holandës.
Sneijder ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij si futbollist i ekipit kombëtar të Holandës.
Ky pensionim nga kombëtarja për Sneijderin erdhi pas një takimi me trajnerin Ronald Koeman.
Është vet 33-vjeçari holandez, i cili me anë të një postimi ka zyrtarizuar pensionimin e tij nga Holanda.
“Jam krenar dhe i nderuar që kam luajtur për vendin tim për 15 vjet, 9750 minuta, 133 ndeshje, 85 fitore, 31 gola”.
“Futbolli është pasioni im. I uroj fat gjeneratës së ardhshme. Jepeni 100 për qind gjithmonë”.
“Deri në takimin tonë të radhës!”, ka shkruar Sneijder në postimin e tij në Twitter.
Ndryshe, Sneijder në të kaluarën ka luajtur për skuadra të mëdha si Ajaxi, Real Madridi, Interi, Galatasaray dhe Nice, ndërsa momentalisht luan për klubin nga Katari, Al-Gharafa. /Telegrafi/
I feel proud and honoured to have been able to play for my country for 15 years, 9750 minutes, 133 games, 85wins, 31 goals.
Football is my all time passion. Good luck to the next generation. Give 100% always!Untill we meet again ⚽️🔥🧡🦁 #OnsOranje 🎥NOS pic.twitter.com/CEWoGzs1dl
— Wesley Sneijder (@sneijder101010) March 4, 2018