Telegrafi

Sneijder në prag të kalimit në Inter

Sipas Sky Sport Italia dhe Gazzetta dello Sport, është arritur marrëveshje në mes të Interit, Real Madridit dhe Wesley Sneijder, dhe në pyetje janë vetëm disa orë për të kompletuar gjithë marrëveshjen.

Së shpejti pritet edhe arritja e holandezit në Milano për të zyrtarizuar transferimin.

Mediat italiane përcjellin se një lëvizje e tillë ka pasuar pas takimit të gjatë të mbrëmshëm në mes të drejtorit sportiv të Interit, Marco Branca, dhe agjentit të Sneijder, Soren Lerby.

Edhe krahas deklaratave të lojtarit se dëshiron të mbetet në Real Madrid, mbrëmë Lerby tha se klienti i tij do të veshë fanellën zikaltër.