Telegrafi

Sneijder: Mund të rikthehem te Reali

Holandezi ishte ‘përzënë’ vitin e kaluar nga hierarkia në Bernabeu, për t’iu bashkuar Interit. Pasi fitoi gjithçka me Nerazzurët dhe pas kalimit të Mourinhos, që pritet të finalizohet brenda pak orësh, ai nuk mohoi një rikthim sensacional.

“Të rikthehem te Real Madridi? Gjithçka është e mundshme. Por nuk kam biseduar me Mourinhon për këtë. Unë fitova tre trofe me Interin këtë sezon, prandaj mendoj se klubi nuk do të më lejojë të largohem…”, theksoi Sneijder për De Telegraaf.

Këto pikëpamje të Sneijderit për të ardhmen, vijnë dy ditë pasi pohoi se ai do të qëndronte sigurt tek Interi. /Telegrafi/