Telegrafi

Sneijder lëndohet, në dyshim për CSKA-n

Sky Sport Italia raporton se holandezi ishte detyruar të largohej nga fusha artificiale e Luzhnikit pas një dueli në stërvitje me Muntarin, me ç’rast pësoi dëmtim në këmbën e djathtë.

Jose Mourinho në stërvitjen e sotme kishte përgatitur një ndeshje të vogël ku deshi të shihte formën fizike të Sneijder në raport me mesfushorët tjerë të Interit.

Lëndimi i mesfushorit nuk dihet saktë se sa do ta lë atë jashtë aksionit, por spekulimet e para nga Rusia thonë se ai është në dyshim të lartë për këtë takim kurse konfirmimet do të bëhen të hënën në mbrëmje ose të martën në mëngjes.

Interi ka përparësi prej 1-0 nga sfida e parë kundër CSKA në Giuseppe Meazza para duelit kthyes të të martës mbrëma. /Telegrafi/