Telegrafi

Sneijder largohet nga Nice, e ardhmja e tij në MLS

Mesfushori holandez, Wesley Sneijder si duket ka vendosur përfundimisht të largohet nga futbolli evropian.

I transferuar tek skuadra franceze Nice gjatë afatit kalimtar të verës, Sneijder nuk ka bindur klubin francez.

33-vjeçari ka luajtur vetëm në pesë ndeshje në Ligue 1 dhe dy të tjera në grupet e Ligës së Evropës.

Kësisoj ai ka vendosur ta shkëputë me marrëseje kontratën me Nicen për tu larguar si futbollist i lirë.

Por e ardhmja e holandezit nuk pritet të jetë në ndonjërin nga kampionatet evropiane.

Sneijder gjatë një dueli më futbollistët e Lazios (Foto / Getty Images)

Skuadrat nga MLS kanë shprehur interesim për transferimin e Sneijderit qysh në janar.

Los Angeles Galaxy, New York Red Bull si dhe Chicago Fire janë tri skuadrat që po e duan Sneijderin.

Gjatë karrierës së tij të pasur, Sneijder ka luajtur edhe për gjigantët evropian si Ajax, Inter, Real Madrid e Galatasaray. /Telegrafi/