Mesfushori holandez, Wesley Sneijder si duket ka vendosur përfundimisht të largohet nga futbolli evropian.
I transferuar tek skuadra franceze Nice gjatë afatit kalimtar të verës, Sneijder nuk ka bindur klubin francez.
33-vjeçari ka luajtur vetëm në pesë ndeshje në Ligue 1 dhe dy të tjera në grupet e Ligës së Evropës.
Kësisoj ai ka vendosur ta shkëputë me marrëseje kontratën me Nicen për tu larguar si futbollist i lirë.
Por e ardhmja e holandezit nuk pritet të jetë në ndonjërin nga kampionatet evropiane.
Skuadrat nga MLS kanë shprehur interesim për transferimin e Sneijderit qysh në janar.
Los Angeles Galaxy, New York Red Bull si dhe Chicago Fire janë tri skuadrat që po e duan Sneijderin.
Gjatë karrierës së tij të pasur, Sneijder ka luajtur edhe për gjigantët evropian si Ajax, Inter, Real Madrid e Galatasaray. /Telegrafi/