Telegrafi

Sneijder i ngazëllyer me kualifikimin në finale

Holandezi arriti të rikuperohet nga lëndimi për të qenë pjesë e ndeshjes së mbrëmshme ndaj Barcelonës, që edhe përkundër disfatës i siguroi Interit vend në finale.

“Është mahnitëse dhe të jesh në finale është një realizim i ëndrrës. Është momenti më i shkëlqyeshëm në karrierën time dhe deri tash po ashtu sezoni më i mirë. Jam në qiellin e shtatë dhe do të festojmë”.

“Duhet ta shijojmë këtë moment, por pastaj menjëherë të përqendrohemi në Serie A dhe në Kupën e Italisë. Interi nuk dëshiron të lejojë t’i ikë asgjë këtë sezon”, ka thënë Sneijder./Telegrafi/