Telegrafi

Sneijder: Dua ta mposht Realin në finale të LK

“Çka pres nga viti 2010? Pres shumë. Shpresoj që të triumfojmë në Kampionat dhe do të arrijmë deri në fund të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Sneijder.

Sipas holandezit, finalja e Ligës së Kampionëve do të ishte fantastike nëse ndodh kështu: Interi të takohet me Realin dhe zikaltrit të fitojnë. Mesfushori ka thënë edhe disa fjalë sa i përket garës për Scudetto.

“Cili është kundërshtari më i rrezikshëm për Scudetto? Ndoshta Milani, që filloi keq, por tani është mjaft konkurrues. Po ashtu në garë për titull është edhe Juventusi, për të cilin ky pushim erdhi në moment të duhur”. /Telegrafi/