Telegrafi

Sneijder: Drejtuesit e Realit si mafiozë

Sneijder vazhdon ta ruajë armiqësinë kundër presidentit të Real Madridit Florentino Perez dhe menaxherit gjeneral, Jorge Valdano.

“Kurrë nuk do të rikthehem në Real Madrid. Ajo çfarë ndodhi ishte e ngjashme me një goditje mafioze. Mund ta bëja me lehtësi atë që tash bën Xabi Alonso dhe shumë njerëz besojnë në këtë”.

“Kjo nuk do të thotë se e urrej Realin. Mbi të gjitha, vazhdoj të jem në kontakt me shumë ish-bashkëlojtarë, por në të njëjtën kohë jam i lumtur që jam në gjendje ta dëshmoj veten diku tjetër”, ka thënë Sneijder./Telegrafi/