Telegrafi

Sneijder drejt Tottenhamit ?

 Ditëve të fundit është shfaqur një pistë tjetër për të ardhmen e Sneijderit, përveç asaj drejt PSG-së, tani është raportuar nga ESPN se Tottenham ka gjetur një gjuhë të përbashkët me mesfushorin kreativ.

Tashmë gjithçka duket se është në dorën e drejtuesve të klubit londinez për të negociuar me Interin rreth shifrës që duhet të paguajnë për blerjen e Sneijderit. Ndërsa, në Itali flitet se Moratti nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë nën 15 milion euro. /Telegrafi/