Telegrafi

Sneijder: Do isha i çmendur nëse kthehem te Reali

“Unë ia dëshiroj Mourinhos çdo të mirë te Real Madridi dhe shpresoj që ai të fitojë gjithçka, sepse ai e meriton këtë si trajner që është. Por, unë nuk do të kthehem te Real Madridi. Do të isha i çmendur ta bëja këtë. Ata më trajtuan keq dhe pa kurrfarë respekti”.

“Benitez? Kuyt më tha fjalë të mira për të. Ai është serioz dhe një trajner që përgatitet mirë dhe flet me lojtarët”, ka thënë Sneijder për të përditshmen katalunase El Mundo Deportivo. /Telegrafi/