Telegrafi

Sneijder dhe Balotelli mungojnë kundër Romës?

Holandezi mungoi në sfidën ndaj Livornos për shkak të problemeve muskulore, ndërsa të premten pritet që stafi mjekësor i Interit të konfirmojë gjendjen e mesfushorit.

Në ndërkohë, Jose Mourinho nuk e ka ndërmend ta ftojë Mario Balotellin në skuadër pas acarimeve dhe polemikave të sulmuesit të ri.

Roma është katër pikë prapa Interit në Serie A dhe një fitore ndaj Nerazzurëve do t’i shihte Giallorosët shumë pranë Scudettos. /Telegrafi/