Telegrafi

Sneijder dëshiron Hiddink të jetë trajner i Interit

Mourinho është në prag të nënshkrimit të marrëveshjes me Real Madridin, ndërsa Guus Hiddink është një prej emrave të cilët spekulohen nga mediat italiane si pasues të mundshëm të portugezit.

“Edhe Mourinho edhe Hiddink kanë një kapacitet të madh për ta motivuar ekipin, por më e rëndësishmja është që të dy po ashtu fokusohen në aspektin taktik, duke iu dhënë lojtarëve shumë kurajë. Falë këtij qëndrimi ju fitoni vetëbesim”.

Hiddink ka përvojë të madhe, ishte trajner i Real Madridit dhe Chelseat, dhe të mos harrojnë se ai ishte personi që fitoi gjithçka me PSV Eindhoven në vitin 1988. Ai do të ishte një trajner i shkëlqyeshëm për Interin”, ka thënë Sneijder.

Megjithatë Guus Hiddink ka marrëveshje me përfaqësuesen e Turqisë dhe është pak e besueshme se ai do të mund ta prishë këtë marrëveshje dhe të ulet në stolin e Interit. /Telegrafi/