Telegrafi

Sneijder bind Realin ta mbajë atë

Reali u tha se kishte pranuar ofertën e Interit për holandezin, i cili po ashtu kishte tërhequr vëmendjen edhe të Manchester United dhe Bayern Munich këtë javë.

Sidoqoftë, Sneijder gjithmonë ka thënë se dëshiron përfundimisht të qëndrojë dhe ka bindur menaxherin gjeneral të Real Madidit, Jorge Valdano, gjatë një takimi të mbrëmshëm.

Edhe trajneri i Realit, Manuel Pellegrini, po ashtu është bashkuar në takim dhe të dy, ai dhe Sneijder, kanë bindur Valdanon ta mbajë mesfushorin edhe në sezonin e ardhshëm.