Site icon Telegrafi

SNB: Rezervat bien për tre miliardë franga zvicerane

Rezervat valutore të Bankës Nacionale të Zvicrës (SNB) kanë rënë me 2.95 miliardë franga zvicerane në dhjetor. Kjo është rënia e parë pas pesë muajve. Rezervat e mbyllën vitin në 559.7 miliardë franga.

Në nëntor, rezervat valutore të Bankës Nacionale ishin në vlerë prej 562.6 miliardë franga. Stoku total i rezervave, përjashtuar arin, arriti në fund të dhjetorit nga 566,0 miliardë në 569.1 miliardë franga zvicerane, njofton SNB, përcjell albinfo.ch.

Rritjet më të mëdha të rezervave valutore ishin regjistruar në korrik 2015, me 15.8 miliardë franga të. Gjithashtu në nëntor rezultoi një rritje goditëse prej 11 miliardë frangash zvicerane.

Rritje të fuqishme të rezervave valutore kanë shënuar edhe në fillim të 2015-ës, përkatësisht në shkurt dhe mars, me 11 miliardë dhe 13 miliardë franga. Në muajt prill,maj dhe qershor rezervat valutore kanë shënuar rënie. /Telegrafi/

Exit mobile version