Telegrafi

SnapChat do t’i bëjë 217 milionë përdorues

Snapchat duket se është në rrugën e drejtë për tërheqjen e reklamave milionëshe. Sipas një raporti të eMarketer, aplikacioni social që pretendon të ketë 150 milionë përdorues ditor, do të rritet për 27.2 për qind në 2016 dhe 13.6 për qind vitin e ardhshëm.

Kjo rritje do të poziciononte Snapchat në 217 milionë përdorues deri në fund të vitit 2017.

Vetëm në Amerikë do të ketë 58.6 milionë përdorues deri në fund të 2016, bën të ditur eMarketer.

Sipas kësaj kompanie 70 për qind e përdoruesve mujor të Snapchat janë të moshës 20 deri 30 vjeçare.