Në përpjekje që ta trajtojë krizën mendore të shkaktuar nga coronavirusi, Snapchat do ta lansojë një mundësi të re të quajtur Here For You.
Për ta shënuar Ditën e Sigurisë në Internet që u zhvillua në fillim të këtij viti, Snapchat bëri të ditur se është duke punuar në një mundësi, që do të dërgonte në burimet e duhura që ofrojnë ndihmë, për të gjitha ata që kanë krizë nervore, të shkaktuar nga kjo situatë, transmeton Telegrafi.
“Here For You që lansohet gjatë muajve në vijim, do t’ju ndihmojë përdoruesve që të drejtohen te ekspertët e caktuar, varësisht se në çfarë gjendje janë, si ankthi, depresioni, stresi, shqetësime të ndryshme, mendime për vetëvrasje apo vuajnë nga bulizimi”, është thënë në raport lidhur me këtë mundësi, që u paralajmërua gjatë muajit të kaluar.
Ky njoftim është bërë gjatë muajit të kaluar, kur kriza nga coronavirusi ishte përhapur aq shumë, derisa në ditët e sotme, kur pandemia është bërë shumë e rëndë, pritet që Snapchat të veprojë me shpejtësi më të madhe, në mënyrë që shfrytëzuesit të ndihmohen më shpejtë.
Duke pasur parasysh këtë, Snapchat ka nisur ta zhvillojë me shpejtësi më të madhe këtë sistem, për të cilin thotë se do ta lansojë gjatë muajit që vjen, por nuk është dhënë ndonjë datë konkrete. /Telegrafi/
Our puppies just had the best. day. ever.
They got to explore the @GeorgiaAquarium while it is closed to the public. They made all sorts of exciting discoveries and lots of new friends! pic.twitter.com/f0iHXfq3AF
— Atlanta Humane (@atlantahumane) March 26, 2020