Telegrafi

Snapchat, së shpejti me reklama që zhduken si mesazhet

Shërbimi i famshëm mobil me lansimin e reklamave për herë të parë është duke u munduar që ta arsyetojë vlerën e kompanisë, për të cilën thotë se ka arritur në 10 miliardë dollarë, dhe së fundmi thuhej se Yahoo është e interesuar ta përvetësojë aplikacionin e famshëm mobil, pas dështimit të Facebook për ta bërë një gjë të tillë për 3 miliardë dollarë.

Evan Spiegel, bashkë-themeluesi i kompanisë që është vetëm 24-vjeçar, tha të mërkurën në një konferencë se kompania e tij "së shpejti" do të debutojë me reklamat e saj të para.

Mesazhet do të shfaqet brenda funksionit Snapchat Stories, në mes të fotografive dhe videove të përbashkëta nga përdoruesit, dhe nuk do t’i ketëë në shënjestër përdoruesit individual bazuar në shijet e tyre, deklaroi Spiegel. (Telegrafi)