Më shumë se pesë vjet pasi publikoi Spectacles, Snap rikthehet me një produkt të dytë harduerik, dhe këtë herë pajisja fluturon.
Siç bëhet e ditur, Snap krijoi një dron, transmeton Telegrafi.
I quajtur Pixy, pajisja e vogël e verdhë ngrihet nga dora e juaj, ju ndjek përreth dhe kap video të cilat mund të dërgohen në Snapchat.
Kjo është përpjekja e aplikacionit Snap për të krijuar një dron më miqësor dhe më i qasshëm se produktet e tjera në treg.
Pixy është në dispozicion në internet për 230 dollarë në SHBA dhe Francë duke filluar nga e enjtja. Ndryshe nga shumica e dronëve ekzistues, është mjaft i vogël dhe i lehtë për t’u futur në xhepin e pantallonave. /Telegrafi/