Telegrafi

Snapchat nuk do t’i zhduken përdoruesit sikurse mesazhet

Në fakt, Snapchat dëshiron që të ofrojë më shumë opsione në shërbim, dhe të mos varet vetëm një funksionalitet të vetëm, i cili do ta bënte shërbimin të mërzitshëm, krahasuar me opsionet rivale në rrjetet sociale.

Të enjten, Snapchat ka shtuar edhe mundësitë e dërgimit të tekstit dhe video-mesazheve në aplikacionin e saj për Android dhe iOS.

"Deri më sot, ne kemi vlerësuar se Snapchat-it i mungon një pjesë e rëndësishme e komunikimit: prezenca" thuhet në postimin e blogut të Snapchat, i cili synon ta arsyeton vendimin për opsionet e reja që janë shtuar.

Me funksionin e ri Chat, përdoruesit mund ta shtypin emrin e kontaktit në inboks, dhe të fillojnë dërgimin e mesazheve me tekst. Dhe njësoj sikurse funksioni i deritashëm, pas përfundimit të bisedës, ajo fshihet, edhe pse nëse përdoruesi dëshiron, biseda edhe mund të ruhet me një të shtypur të ekranit.

Edhe pse nuk ka asnjë shërbim i cili është identik me Snapchat, me sa duket kësaj të fundit janë duke ju tkurrur përdoruesit, gjë që e ka shtyrë kompaninë që të zgjerohet me funksione të reja, që garojnë me ato të shërbimeve tashmë të njohura. / Telegrafi /