Telegrafi

Snapchat me më shumë fotorgafi se Facebook

Më pas u tha se Snapchat u tregua edhe më e guximshme si kompani, sepse e refuzoi edhe ofertën e dytë e cila i erdhi nga Google, edhe pse vlera e ofertës për shitjen e biznesit të saj arrinte në 4 miliardë dollarë.

Tani Snapchat ka ardhur me një lajm të ri, të cilin e ka transmetuar faqja CNET, e cila ka cituar kompaninë e cila ka publikuar lajmin se në Snapchat janë dërguar mbi 400 milionë mesazhe në ditë (të njohura ndryshe edhe si snaps), dhe se shumica e këtyre snaps janë foto dhe jo video.

Sipas këtij raporti thuhet se këto statistika na bëjnë të kuptojme se pse Google dhe Facebook janë të interesuara ta blejnë kompaninë Snapchat. Nëse krahasohet numri i fotografive të ngarkuara në shërbim, del se në Snapchat përdoruesit në baza ditore ngarkojnë më shumë fotografi se sa në rrjetin social, Facebook.

Në Facebook numri i fotografive të ngarkuara për ditë arrin në 350 milionë, apo 50 milionë më pak sesa në Snapchat, edhe pse Facebook ka shumë më shumë përdorues sesa Snapchat. / Telegrafi /