Snapchat ka prezantuar një funksion të ri dhe shumë interesant të cilin e ka quajtur Memories.
Përdoruesit e aplikacionit të famshëm të rrjeteve sociale mund të qasen në Memories përmes tërheqjes së butonit të kamerës kryesore lart, dhe me këtë tipar Memories shërben si një koleksion personal i juaj të preferuar i kujtimeve dhe rrëfimeve që i keni bërë me snap’a.
Kujtimet mund të shihet personalisht, tu dërgohen miqve tuaj, ose të shtohen në historinë tuaj të Snapchat.
Një snap i bërë më shumë se 24 orë më parë do të shfaqet me një kornizë rreth tij në historinë tuaj për të treguar se ajo është më i vjetër.
Kujtimet janë të kategorizuara, kështu që ju mund të kërkoni për fjalë kyçe të tilla si “qen” ose “pushimet” që t’i gjeni ato lehtësisht.