Telegrafi

Snapchat lanson “makinën e kohës”, shndërron fytyrën që të duket si e fëmijës apo sikur të jetë plakur në moshë

Disa muaj pas FaceApp, që u bë një sensacion në internet, pasi mundësonte që fytyrat e shfrytëzuesve t’i bënte sikur të jenë plakur, si dhe rrezikut se prapa saj është qeveria ruse duke mbledhur fshehtas të dhëna, vjen një aplikacion i ngjashëm.

Në Snapchat është lansuar e ashtuquajtura “makinë e kohës”, që me shumë lehtësi, fytyrën e kthen në atë që duket sikur fëmijë, apo në të plakur në moshë, brenda një kohe të shkurtër, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë që kjo platformë, ofron mundësinë e shndërrimin e fytyrës, në të re dhe të vjetër, por kjo është hera e parë që kjo ndërhyrje kryhet në një aplikacion të vetëm.

Megjithëse nuk tingëllon si ndonjë mundësi e re dhe atraktive, të shikuarit e fytyrës si fëmijë dhe shumë të vjetër, është mjaft interesante dhe pritet të popullarizohet dhe të pëlqehet. /Telegrafi/