Kjo ka ndodhur më 17 shtator në mbrëmje.
Nuk është e qartë pse snap-ët nuk po dërgohen, ose pse mesazhet dhe komunikimi nuk është realizuar dhe se si ky problem ka ndodhur për kaq gjatë.
Duke gjykuar nga reagimet e hershme është kuptuar se kjo mund të jetë një çështje që ka ndikuar në çdo përdorues të Snapchat në këtë moment.
Më pas edhe vetë Snapchat e ka kuptuar dhe e ka konfirmuar se disa nga përdoruesit e saj nuk po munden ta përdorin shërbimin e famshëm. (Telegrafi)