Rrjeti social Snapchat është rritur shumë së fundmi, duke arritur popullaritetin më të lart deri më tani, si dhe duke shtuar përfitimet.
Kompania ka treguar rezultatet e çerekut të dytë të vitit 2019, duke shfaqur rritjen shumë të madhe që e ka pësuar, transmeton Telegrafi.
Bazuar në një matje metrike nga afër, shfrytëzuesit ditorë në Snapchat, janë rritur në gjithsej 2013 milionë, derisa çerekun e kaluar e kishte pak më shumë se 190 milionë. Kjo konsiderohet si arritja më e lart e popullaritetit deri më tani, që e ka pësuar Snapchat që nga vitit 2016.
Në të njëjtën kohë, kompanisë i janë rritur të ardhurat në 388 milionë dollarë, apo 48 për qind më shumë se në vitin e kaluar, derisa në të ardhmen pritet të ketë bilanc edhe më të mirë. /Telegrafi/
$SNAP earnings are out and they added 13 million (!!) new users this quarter pic.twitter.com/g8QT9KDs0f
— Karissa Bell (@karissabe) July 23, 2019