Telegrafi

SnapChat i hapur për sulme!

Kohëve të fundit është zbuluar se platforma është duke u përdorur si adresë për sulmet e mohuara ndaj sistemeve të famshme operative sikurse iOS dhe Android, përkatësisht për ti sulmuar telefonat apo për ti bllokuara ata, përmes dërgimit të mijëra mesazheve brenda disa sekondave të vetme. Dhe me sa duket, problemet për SnapChat po vazhdojnë edhe më tutje.

Në një demonstrim për LA Times, Jaime Sanchez, një konsulent i Telefonica-së e ka ilustruar sulmin e Snapchat. Në provën e tij, Sanchez i ka dërguar 1000 mesazhe për pesë sekonda.

Në videon ilustruese shihet se si sulmi në SnapChat e ka ngrirë punën në iPhone, dhe e ka ristartuar telefonin. / Telegrafi /