Këngëtarja Rihanna ditë më parë ka kërkuar nga fansat e saj që të fshijnë aplikacionin Snapchat.
Krejt kjo ka ndodhur për shkak të një reklame, me të cilën rrjeti social bënë shaka në llogari të këngëtares, duke kujtuar dhunën që Chris Brown ushtroi mbi të në vitin 2009.
“A do të zgjidhnit?” – “ta goditni me shuplakë Rihannan” apo “ta grushtoni Chris Brown”. “Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjat e mia personale, sepse nuk kam… por keni zhgënjyer të gjitha gratë, fëmijët dhe burrat që kanë qenë viktima të dhunës në të kaluarën. Turp. Fshijeni këtë aplikacion”, kishte shkruar këngëtarja në reagimin e saj në Instagram.
Pas këtij postimi, SnapChat është përballur me rënie për katër për qind të vlerës në bursë.
Madje sipas Wall Street Journal dhe CNN-it, aplikacioni ka humbur 800 milionë dollarë pas postimit të këngëtares.
Ndërkohë, ekipi i Snapchat kanë kërkuar falje dhe kanë njoftuar se një gjest i tillë më nuk do të përsëritet. /Telegrafi/