Telegrafi

SnapChat dërgon 350 milionë fotografi në ditë

Tani 5 muaj më vonë, SnapChat ka bërë një njoftim të ri. Sot, SnapChat është rritur dhe për çdo ditë dërgon 350 milionë fotografi.

Dhe ky trend i shpejtë i rritjes së kompanisë është tejet i rëndësishëm për SnapChat. Rritjen marramendëse të kompanisë, drejtori i SnapChat, Evan Spiegel e ka komentuar duke thënë "Është e frikshme, kur një gjigant hyn brenda jush. Për këtë rritje ne tani flasim sikurse për dhuratën më të mirë të festive të fundvitit”.

Duke e marrë parasysh popullaritetin e faqes, pritet që rritja e SnapChat të jetë edhe më e madhe, në periudhën e njëjtë të vitit të ardhshëm. / Telegrafi /