Telegrafi

Snapchat bleu kompaninë AR për 500 milionë dollarë

Snapchat bleu WaveOptics për 500 milionë dollarë. WaveOptics do të zhvillojë teknologjinë për Snap, por nuk do të jetë i kufizuar dhe i bashkangjitur vetëm atyre, por përsëri do të jetë në gjendje të punojë me kompani të tjera.

Kjo është blerja më e madhe e Snapchat deri më tani dhe në këtë mënyrë ata duan të mbrojnë teknologjinë pas syzeve me realitetin e shtuar të integruar (AR).

Ata janë të përkushtuar për AR dhe blerja e kësaj kompanie do të shpejtojë gjërat me këtë teknologji dhe syzet e realitetit të shtuar.

Tani është e sigurt se WaveOptics nuk mund të punojë me konkurrentët kryesorë të Snap, të cilët ose prodhojnë lentet e tyre ose disa kompani të tjera e bëjnë atë për ta.

Snap do t’i lejojë ata të punojnë me kompani më pak të njohura, të cilat nuk janë konkurrentët e tyre. /Telegrafi/