Telegrafi

Snapchat blen kompaninë që bën emoji, për 100 milionë dollarë?

Snapchat thuhet se ka rënë dakord për të blerë kompaninë Bitstrips, kompaninë e cila qëndron prapa aplikacionit të famshëm Bitmoji. Lajmi, i cili ende nuk është konfirmuar nga të dyja kompanitë, vjen nga revista Fortune.

“Snapchat ka rënë dakord për të blerë Bitstrips, krijuesin e bazuar në Toronto, i cili është i njohur për emoji-të e famshëm, të cilat sot njihen edhe si bitmoji”, Fortune ka mësuar nga burime të shumta.

Raporti vazhdon të theksojë se marrëveshja është vlerësuar në rreth 100 milionë dollarë.

Nëse del të jetë e vërtetë, motivet Snapchat për blerjen e raportuar mbeten të paqarta.

Megjithatë, kompania ka bërë një numër të lëvizjeve të ngjashme gjatë vitit të kaluar, në mënyrë që përdoruesve të saj tu mundësojë më shumë mënyra për të snaps me filtra dhe porosi të ndryshme.