Telegrafi

Snap ka krijuar Spectacle të reja në bashkëpunim me Gucci

Janë njëjtë sikurse Snapchat Spectacles, por duken si më luksoze dhe vështirë se mund të blihen.

Derisa, kamerat e vendosura në këto syza të zgjuara, ofrojnë pamje me rezolucion shumë të lartë, transmeton Telegrafi.

Tani Snap e ka krijuar një version të Spectacle 3, në bashkëpunim me Guccin dhe janë shumë më atraktive se ato të mëparshmet.

Këto syza me mbajtëset që kanë ngjyrë të bardhë të shndritshme dhe xhama me logon e Guccit, do të prezantohen në ekspozitën Art Basel, që zhvillohet në Miami Beach në Shtetet e Bashkuara.

Me anë të këtyre syzave, do të promovohet një film i shkurtër, që tregon se si do të duket e ardhmja e realitetit të shtuar nga Spectasles.

Në të njëjtën kohë, do të merren edhe pamjet nga kamerat e këtyre syzave, që realiteti i shtuar të jetë shumë më i plotë. /Telegrafi/