Telegrafi

SNAK është tastierë e dedikuar për Facebook!

Tastiera e re e quajtur SNAK (Social Network Access Keyboard), e cila është e personalizuar për Facebook, mund ta kursejë kohën tuaj, pasi që e njëjta ofron opsione të dedikuara për aktivitetin tuaj ditor në Facebook.

SNAK është një tastierë standarde e cila përveç butonave të zakonshëm, posedon edhe 19 butona tjerë shtesë, ndërsa me këto butona ju ofron qasje direkte në Facebook dhe kontroll të plotë të funksioneve kryesore që i ofron kjo faqe.

Përveç tjerash, kjo tastierë posedon edhe veçorinë e sigurisë e cila nënkupton daljen tuaj nga rrjeti social, ndërsa aty është edhe Hot Key e cila ua ndalon përdoruesve tjerë qasjen në llogarinë tuaj në Facebook. / Telegrafi /