Telegrafi

Snajperisti reagoi menjëherë, neutralizoi sulmuesin e Donald Trumpit

Një video amatore shfaq momentin kur snajperisti i Shërbimit Sekret neutralizon sulmuesin e Donald Trumpit.

Derisa ish-presidenti amerikan ishte duke folur, dy agjentë të pozicionuar në kulmin e një objekti shtien mbi sulmuesin në Butler të Pennsylvania.

Megjithatë sulmuesi arriti të shkrep disa plumba ku si pasojë njëri qëlloi për vdekje një mbështetës të Trumpit, si dhe tjetri qëlloi në vesh Trumpin.

Por pasi u dëgjua e shtëna e parë, reagimi i snajperistit ishte i menjëhershëm duke iu kundërpërgjigjur, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Momenti kur Trump qëllohet në vesh, pamje rrëqethëse

E të shtënat e snajperistit ishin fatale për sulmuesin, i cili është bërë e ditur se është neutralizuar nga forcat e rendit.

Pasi që u dërgua për trajtim në spitalin më të afërt, Trump ka bërë të ditur se qëlluar me plumb në veshin e djathtë.

“E dita menjëherë se diçka e keqe po ndodhte pasi dëgjova zhurmën e të shtënave, dhe një prej plumbave me goditi në lëkurën e veshit”, ka shtuar Trump. /Telegrafi/

Watch the latest video at foxnews.com