Këto fotografi tregojnë snajperistët nga tetë vendet anëtare të NATO-së, duke ushtruar në qitje në alpet austriake.
Snajperistët nga Belgjika, Gjermania, Greqia, Italia, Holanda, Norvegjia, Sllovakia dhe Shtetet e Bashkuara, kanë mbajtur ushtrimet në kampin Hochfilzen në alpet e Austrisë, transmeton Telegrafi.
Ushtrimet përfshinin qitje nga dymijë metra lartësi, ku ekipi i snajperistëve kishin për detyrë të analizojnë lëvizjen e plumbit pasi shkrepet nga një lartësi e tillë.
Ushtarët janë detyruar të bartin pushkë snajper, qindra plumba, tripod dhe pajisje tjera, ushqim dhe tenda për të fjetur në maje të maleve.
Trajnimet dyjavore kanë për qëllim të mbledhin snajperistët me përvojë të cilët ushtrojnë qitjen në malet dhe terrene urbane.
Qitje në lartësi konsiderohet kur janë në mbi 300 metra lartësi mbidetare dhe qëllojnë cakun nga një kënd prej 15 shkallë, ka njoftuar lejtnanti Alexander Rishovd. /Telegrafi/