Një snajperist ka fituar një vend në historinë ushtarake duke vrarë një xhihadist të Shtetit Islamik prej më shumë se tre kilometrash larg.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ushtar të elitës kanadeze i cili vrau një fanatik të ISIS-it nga një ndërtesë e lartë gjatë një operacioni në Irak, muajin e kaluar.
Ai ishte aq larg sa që plumbi mori pothuajse dhjetë sekonda për të arritur objektivin. Një burim ushtarak tha se goditja ishte realizuar gjatë një sulmi të ISIS-it ndaj forcave irakiane.
Siç thuhet më tej, ushtari ishte rreth 3,3 kilometra larg xhihadistit, duke mposhtur rekordin e mëparshëm britanik nga një largësi prej rreth 2,4 kilometrash.
Snajperisti, i cili nuk mund të emërohet për arsye sigurie, përcjell Telegrafi, është pjesë e Forcave Speciale të Kanadasë, duke ndihmuar forcat irakiane në luftën kundër ISIS.
Burimi ushtarak e ka përshkruar vështirësinë e të shtënës, duke shpjeguar se snajperi duhej të merrte parasysh erën, balistikën dhe madje edhe lakimin e Tokës.
Një ushtarak madje ka thënë: “Ky është një sukses i jashtëzakonshëm. Është një rekord botëror që kurrë nuk mund të barazohet”.
Ushtari përdori një pushkë snajper McMillan TAC-50 – aq të fuqishme sa mund të qëllonte edhe përmes mureve. Ajo është projektuar të jetë efektive vetëm deri në 2 kilometra. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=322&v=iU23BB5WUHI