Telegrafi

“Snajperisti” shqiptar, plagoste kalimtarët me plumba plastikë

Bëhet fjalë për një 20-vjeçar nga Shqipëri, me banim prej vitesh në Itali. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur nga policia për arsye hetimore. Ai akuzohet se një javë më parë ka plagosur një adoleshent 15-vjeçar gjatë kohës që ky i fundit ishte duket udhëtuar me motor.

Ndërsa, dy ditë më parë, i riu shqiptar kishte qëlluar mbi një grup njerëzish që mbanin radhën në një mensë për të varfrit në rrugën "Merdiana". Gjatë qitjes nuk ka pasur të plagosur, por ngjarja shkaktoi panik dhe terrorizoi banorët.

Gjatë kontrollit në banesën e të riut, policia i ka gjetur një pushkë snajper të kalibrit të lartë, e njëjtë më ato që përdoret nga repartet speciale për vrasje në distancë, transmeton NOA.

Pushka ishte e modifikuar për tu përdorur me plumba plastikë, që kanë një rrezikshmëri më të vogël, por nëse qëllohet në kokë apo zemër nga një distancë e afërt mund të jenë vdekjeprurës.

Padia ndaj shqiptarit është bërë nga fqinjët e tij, të cilët kanë deklaruar se i riu dilet shpesh në tarracë dhe qëllonte pëllumba me armën. Policia ka marrë pushkën për ekzaminim balistik, pasi dyshohet se arma mund të jetë përdorur dhe për qëllime të tjera. /Telegrafi/