Telegrafi

Snajperisti në kodër mendoi se ushtria kundërshtare nuk po e shihte, por gaboi keq – qëllohet për vdekje nga një predhë anti-tank (Video)

Një snajper u vra në fshatin verior të Latakias nga një predhë e dirigjuar anti-tank që u shkarkua nga ushtria siriane, mes përplasjeve të reja.

Siç shkruan “almasdarnews”, një medium që konsiderohet si pro presidentit sirian, Bashar al-Assad, snajperi po lëvizte për të marrë pozitën e tij në majë të një kodre kur ai u vu në shënjestër nga një njësi e ushtrisë.

Dhe siç pretendon ky medium, përcjell Telegrafi, predha goditi drejtpërdrejt barrikadën e tij; duke e vrarë menjëherë xhihadistin.

Forcat qeveritare synojnë rivendosjen e autoritetit tek kodrat e Kabanehut, të cilat mbajnë një rëndësi të veçantë pasi nga aty mund të ketë një “mbikëqyrje” të xhihadistëve në qytetin Jisr al-Shughur; objektivi tjetër për ushtrinë siriane. /Telegrafi/