Një snajperistët nga radhët e organizatës terroriste Shteti Islamik, ka qëlluar për vdekje një grua të pafajshme e cila po ikte me fëmijët e saj nga luftërat e ashpra që po zhvillohen në qytetin e Mosulit.
Një grup prej 10 persona përfshirë edhe fëmijë, mund të shihen në videon e filmuar nga një snajperist, duke bartur në shpinë çanta dhe gjësende tjera derisa po largoheshin nga qyteti i tyre në një zonë më të sigurt, transmeton Telegrafi.
Por, në një moment snajperisti gjuan në drejtim të këtyre civilëve dhe pas disa sekondave heshtje, shihet në tokë trupi i pajetë i një gruaje.
Momenti kur fëmijët i afrohen nënës së tyre ka tronditur gjithë botën, e në veçanti personat tjerë që i mbijetuan këtë sulmi tinëzar. /Telegrafi/