Një rreshter britanik është cilësuar si hero pasi goditi një kamion terroristësh nga 2.4 km larg. Sipas raporteve, kjo është gjuajtja më e gjatë që është regjistruar ndonjëherë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë luftës në Irak, ku rreshteri shpëtoi fëmijët nga një masakër falë shënjestrës së tij.
Ai besohet se ka përdorur një pushkë të kalibrit Barrett Light.50 për të bërë gjuajtjen e pabesueshme.
Njësia britanike SAS u informua për një sulm të planifikuar me bomba kamionësh në një bazë të ushtrisë Kombëtare Afgane dhe snajperisti u pozicionua menjëherë.
Ai dhe ushtarët e vëzhgimit vërejtën një kamion të ngarkuar me eksploziv. Veterani gjuajti dy herë në motorin e kamionit, duke bërë që automjeti të ndalet menjëherë. /oranews/