Djaloshi nga Prishtina, i cili në basketbollin kosovar njihet edhe si një ‘snajperist’ i cili shënon shpesh trepikësha, për momentin ende nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.
Ai në një prononcim për Telegrafin tha: “Për momentin kam tri oferta në tavolinë, por nuk dua t’i bëj publike. E vërteta është se që të tri ekipet janë të njohura, por ende nuk dihet se ku do të luaj sezonin e ardhshëm”. /Telegrafi/