Një person i njohur me emrin Ramirez, është dënuar me nëntë vite burg pasi gjatë një kontrollit të policisë në vitin 2014 iu gjetën disa fotografi të futbollistëve të Realit.
Snajperisti i cili u arrestua nga policia spanjolle dhe sipas “El Confidencial”, Ramirez kishte bërë këto fotografi nga fugoni i tij në qendrën stërvitore “Valdebebas”, por që asnjëherë nuk ishte vërejtur nga sigurimi.
Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Isco, Marcelo, Sergio Ramos, Karim Benzema, janë disa nga lojtarët që kishte shënjestruar Ramirez si dhe trajnerin Carlo Ancelotti e presidentin Florentino Perez dhe shumë lehtë mund edhe t’i vriste, transmeton Lajmi.net.
Madje ai duke bërë shaka në gjykatë, tha se e ka vrarë Ronaldon e Perezin dhe se u ka dëshmuar madrilenëve se kanë një sigurim të dobët.
Gjatë rrëfimit të tij në gjykatë ai është shprehur se nuk kishte asnjë qëllim të keq, por vetëm t’i tregonte Realit që mund të vriteshin nga terroristët nëse nuk mbroheshin si duhet.